Xuxi i BBVK3 shpall verdiktin: Nichi, a je "Nichi apo Snichi"?

Ajo që Xuxi mendon, e thotë. Ish-banori i "Big Brother VIP Kosova 3" ka bërë nami në podcastin “BIG CAST” të Klan Kosova, duke analizuar lojën e banorëve të edicionit të pestë. Dhe po të themi që nuk ka qenë i butë, do ishte pak!
Specifikisht, Xuxi i ka vënë syrin Nichit, duke rikthyer edhe një status të tij në rrjetet sociale . Xuxi kishte shkruar në rrjetet sociale se nuk e njeh Nichin si prishtinas dhe e këshilloi ta riprogramojë lojën, pasi sipas tij e ka nisur keq. Këtë deklaratë e rikonfirmoi edhe në emision. Duket se për Xuxin, Nichi nuk po shfaq anën e tij më të mirë (ose më pak "snitchy").
Por, Xuxi nuk është ndalur vetëm te Nichi. Ai ka një mesazh të qartë për banorët: sipas tij, nuk mjafton vetëm të krijohen përplasje brenda shtëpisë. Mbase pak strategji dhe karakter i vërtetë do bënin punë, apo jo?
Ajo që na bën më shumë përshtypje është se Xuxi ka rrëfyer se këtë vit po e ndjek edicionin e "Big Brother VIP Kosova" me më shumë vëmendje se vitin e kaluar. Mos vallë ka gjetur më shumë material për "thumbime" dhe batuta pikante? Apo thjesht ky edicion ka vërtet më shumë Snichi sesa Nichi për të analizuar?
