MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Akili rikthehet si “Karina” dhe i thotë Antonetës që do mbetet si goma rezervë

Akili ka hyrë sërish në rolin e “Karinës” për të thumbuar disa nga banorët e shtëpisë më të madhe në vend. Kësaj radhe, shënjestra kryesore ishte Antoneta, të cilës i dha një paralajmërim fare jo romantik për lidhjen e saj me Nichin.

Sipas “Karinës”, Nichi do ta lërë Antonetën sapo të dalë nga shtëpia dhe ajo do të mbetet e vetme. Për ta justifikuar këtë, “Karina” tha se Nichit i falet sepse është 24 vjeç dhe se pas daljes do t’i shkruajë një vajze më të bukur se Antoneta.

Kulmi i thumbit erdhi kur “Karina” e krahasoi gjendjen e saj të ardhshme me një gomë rezervë të një makine të prishur në vitin 1984. Megjithatë, Akili nuk harroi as të shtojë një kompliment, duke i thënë se ajo është një gocë e bukur dhe e mirë, ndaj nuk duhet ta ulë veten.

Përveç Antonetës, Akili në rolin e “Karinës” ka thumbuar edhe banorët e tjerë.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.