MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Anjeza Gubetini, kokën e ka tek i dashuri jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova

Nuk ka nisur mirë aventura për Anjeza Gubetinin në Big Brother VIP Kosova. Edhe pse shtëpia e famshme sapo ka hapur dyert dhe ka mbi njëzet konkurrentë Anjeza la të kuptohet se mendjen e ka diku tjetër, konkretisht te një person shumë i rëndësishëm që ka lënë jashtë shtëpisë.

Gjatë momentit të nominimeve, Anjeza ndali pak dhe, duke lënë të kuptohet qartë se bëhej fjalë për të dashurin, shprehu pasigurinë e saj. Ajo shprehu pasigurinë nëse ai po e ndjek nga jashtë dhe si po e percepton pjesëmarrjen e saj.

"Nuk e di a është t’u më kqyrë, po dua me i thënë që duhet me ditë që jam mirë", u shpreh Anjeza, duke dërguar një mesazh thuajse të koduar drejt botës jashtë mureve të shtëpisë. Kjo tregon sa shumë e shqetëson se si perceptohet pjesëmarrja e saj në këtë format televiziv nga partneri.

Dhe sikur kjo dramë dashurie nuk mjaftonte, Anjeza ndodhet edhe në një situatë tjetër jo fort komode. Publiku, pa humbur kohë, e ka përzgjedhur atë për nominim të përhershëm, duke e bërë rrugëtimin e saj në BBVK edhe më sfidues që në fillim. Hajde gëzuar! Të dyja këto bashkë, e bëjnë hyrjen e saj në lojë si një aventurë me shumë pengesa. Por, vallë, a do ta ndihmojë ky shqetësim për të dashurin apo do t'ia vështirësojë më tej qëndrimin në shtëpi?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.