Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, "Baxhanatkat" me thumbim për ish-burrat?

Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, bënë bashkë një mbrëmje të shtune në Prishtinë, te Noya. Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale rrëmbeu vëmendjen jo vetëm për daljen e tyre të përbashkët, por edhe për mbishkrimin që e shoqëronte.
“Baxhanatkat”, shkruhej në foto – dhe menjëherë u rikthye në vëmendje lidhja e dikurshme familjare mes dy këngëtareve. Mos harrojmë, ato kanë qenë dikur të martuara me vëllezërit Robert dhe Patris Berisha.
Tashmë, që të dyja këngëtaret janë ndarë nga ish-bashkëshortët, ky mbishkrim i thjeshtë ka lënë shumë vend për interpretime. Mbishkrimi është parë edhe si një thumbim me humor ndaj ish-burrave. Megjithatë, as Tuna, as Nora nuk kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me kuptimin e vërtetë të postimit. Dalja e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Epo, çfarë donin të thoshin vërtet “baxhanatkat” tona? Këtë e dinë vetëm ato, apo jo?
