Theo James pranon: Bashkëshortja më kontrollon veshjen se nuk dalloj ngjyrat

Theo James ka treguar se bashkëshortja e tij, aktorja Ruth Kearney, është ajo që vendos nëse veshja e tij është në rregull para se të dalin nga shtëpia. Sipas aktorit, Ruth ka shije të shkëlqyer për modën, ndërsa ai ka vështirësi të dallojë disa ngjyra, gjë që e bën ndihmën e saj jetike.
Në një intervistë për gazetën The Sunday Times, James ka kujtuar se në vitin 2009, kur u njohën, ai ishte një djalë nga Aylesbury që nuk vishej aq mirë. Ai pranon se gruaja ia ka përmirësuar ndjeshëm stilin gjatë gjithë këto vite.
Aktori zbuloi se çrregullimi i dallimit të ngjyrave i ka shkaktuar situata të sikletshme që në adoleshencë. Ai tregoi se në atë periudhë blinte shumë rroba rozë, duke menduar se nuk ishin të tillë, dhe kjo bëri që të tjerët të talleshin me të. Sot, gjithsesi, ai thotë se nuk lodhet fare për këtë.
Kur bëhet fjalë për blerjet, James pranon se nuk ka shumë durim dhe është i dobët në këtë proces. Për këtë arsye, Ruth shpesh preferon të bëjë pazar me mikun e tij më të mirë, në vend që ta marrë bashkëshortin me vete, pasi ajo është shumë më e zonja në këtë drejtim.
Një nga gabimet më të mëdha të stilit që kujton aktori është një kostum që veshi në një emision televiziv. James mendonte se kostumi ishte ngjyrë hiri, por pasi pa fotografitë e dërguara nga miqtë, zbuloi se në të vërtetë ishte ngjyrë argjendi dhe me shkëlqim. Sipas tij, në atë moment dukje "tamam si një magjistar".
Le të jaimë të sinqerë, kush nuk do të donte një stiliste personale në shtëpi që të shpëtonte nga një kostum argjendi në mes të ditës?
