MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Rrëfimi prekës i Arlinda Morinës në Big Brother: Prindërit ndihen në faj për orientimin tim seksual

Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një rrëfim emocional në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo rrëfeu me sinqeritet të thellë për orientimin e saj seksual dhe vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit, duke folur hapur për jetën personale.

Arlinda zbuloi se prindërit e saj ndihen fajtorë për orientimin e saj seksual, megjithëse ajo vetë thekson se ata s'kanë absolutisht asnjë arsye për të ndjerë një peshë të tillë. Përkundrazi, Arlinda theksoi se është rritur me një dashuri të pafundme dhe nuk ka asnjë pakënaqësi për mënyrën si e kanë edukuar.

"Prindërit ndihen fajtorë pse unë jam kështu. Ata s’kanë faj kurrgjë. Më kanë rritur më së miri në botë. Përveç që s’kam mundur kurrë me ua ofru një familje që ata ndoshta e kanë ëndërru me pasë prej çikës së vet," u shpreh ajo. Me këto fjalë, ajo la të kuptohet se e brengos fakti që nuk ka mundur t'u realizojë prindërve një nga pritshmëritë që ata mund të kenë pasur për të ardhmen e saj.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.