Slogani ikonik i Maybelline ndryshon pas 35 vitesh: Ç'do të thotë kjo 'Maybe.'?

Pas plot 35 vitesh në mendjet e grave anembanë botës, slogani ikonik i Maybelline, Maybe she’s born with it, maybe it’s Maybelline, ka marrë një “modernizim”. Fraza, e cila u prezantua për herë të parë në vitin 1991, në një debutim të udhëhequr nga supermodelja Christy Turlington, tani është transformuar dhe po bën bujë, sidomos për një detaj të vogël, por të rëndësishëm.
Në një fushatë të re me këngëtaren Miley Cyrus, "she's" (ajo është) zëvendësohet me "we're" (ne jemi). Ky ndryshim, sipas markës, zhvendos perspektivën e vëzhguesit drejt diçkaje më të vetë-drejtuar dhe e bën sloganin më gjithëpërfshirës. Por nuk është ky ndryshim gjuhësor që po bën të flitet, por një ndryshim në pikësim.
Epo, imagjinoni këtë: ata kanë zëvendësuar një presje të vetme me dy pika të plota! Slogani i ri tani është: Maybe. We’re born with it. Maybe. It’s Maybelline. Po, ashtu siç e lexuat, dy pika të plota në mes të fjalisë. Ky ndryshim ka ngritur shumë vetulla dhe po diskutohet në rrjetet sociale.
Sandrine Jolly, presidentja globale e markës Maybelline New York, shpjegoi për WWD se më parë xhingëllima linte paqartësi dhe ishte më shumë një pyetje, ndërsa tani "Maybe" me pikë është një deklaratë mundësie.
Nëse je tip gjuhe, ndoshta po t'i zien nervat! Përgjigjet e publikut nuk kanë munguar. Një përdorues në Instagram shkroi se po vraponte te komentet për të gjetur të tjerë që nuk i duronin dot këto pika të vendosura keq, ndërsa një tjetër e quajti shkurt zgjedhje gramatikore të tmerrshme. Edhe ne mendojmë se një presje mund ta kishte bërë punën më mirë, s'është nevoja për kaq shumë dramë pikësimi!
A thua se e shkruan një AI këtë slogan apo thjesht ishin skenaristët e "Succession" duke provuar diçka të re? Ç'mendim keni ju, është "glow-up" apo thjesht një "oof"?
