MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Selin Bollati dhe misteri i datës 5: A do të martohet ndonjëherë?!

Selin Bollati, ish-konkurrentja e "Big Brother VIP Albania" dhe balerinë, ka vendosur t'i çmendë fansat... dhe duket se edhe koleget e saj në studio!

Ajo ka folur sërish për dasmën me DJ Gimbon, por si gjithmonë, detajet janë mbajtur sekret. Dikur kishte thënë se ceremonia do të ndodhte në datën 5, ama pa zbuluar kurrë muajin apo vitin. Normal, kush do t'i zbulojë të gjitha menjëherë?

Në emisionin "Goca dhe Gra" mbrëmë, prezantuesja Orinda Huta nuk e la me kaq. Ajo provoi të zhbllokonte misterin e madh, por Selini, e mbajti misterin. Orinda, me shaka, i tha: Kishim dëgjuar që e kishe fiksuar datën e dasmës, apo e shtyve prapë? Dhe pastaj, Data 5? Po cilës 5-te, tetori iku, tani është nëntor… Selini, e patundur, u përgjigj: Patjetër do jetë data 5, Orinda, vetëm kaq mund të them. Seriozisht, a ka dikush një kalendar sekret që i kupton këto detaje?

Gocat në studio e morën me sportivitet dhe dolën me ide gjeniale. Do të pyesim prapë nga dhjetori, çdo muaj, tha Orinda. Ndërsa Mira propozoi: Të shtunën tjetër ditën, pastaj muajin. Dhe Selini, me shpirt artisti, tha: Hajde ta bëjmë serial, them unë. Ta pitçojmë edhe te Netflix-i. Mira i dha kurajo: Ti e bën mirë serialin, ke talent, e mban. Duket se nuk jemi të vetmit që po presim një "serial" nga kjo histori, por Selini e kishte të qartë: Më pëlqen shumë aktrimi, e kam pasion, por jo në këtë rast. Hmmm, dmth, kjo s'është aktrim? Përsëri mister!

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video