Fero do hyjë në Big Brother VIP? Synimi është vetëm fitore!

Këngëtari Fero ka ndezur rrjetin me deklaratat e tij të fundit gjatë intervistës në emisionin “Live me Luizin”, ku u përball me pyetjet kurioze të Luiz Ejllit. Përtej bisedave për jetën personale dhe karrierën, ajo që i la të gjithë me sytë katër ishte diskutimi për një pjesëmarrje të mundshme në “Big Brother VIP”.
I ngacmuar nga vetë Luizi, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, nëse do të pranonte të hynte në shtëpinë më të famshme, Fero e bëri të qartë si drita e diellit: po, por vetëm për të marrë çmimin e madh! “Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar,” tha ai pa pikë hezitimi. Madje, i kërkoi edhe mendimin publikut nëse e duan ta shohin në shtëpi.
Epo, nuk është se emri i Feros ka dalë për herë të parë si banor i mundshëm. Ai vetë e kujtoi se në çdo edicion emri i tij është lakuar si pjesëmarrës i mundshëm. Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, bëri edhe një batutë drejtuar Luizit, duke thënë me humor se pranë tij do të ishte shumë e lehtë ta fitonte Big Brother-in. Dhe publiku në studio ra në ekstazë me duartrokitje, sepse kush nuk do të bashkohej me mbretin e shtëpisë, apo jo?
Këto deklarata, sigurisht, kanë kthyer sërish Feron në qendër të vëmendjes për një hyrje të mundshme në reality show-n e famshëm. Megjithatë, këngëtari nuk konfirmoi asnjë marrëveshje konkrete apo vendim final. Pra, asnjë firmë, asnjë vendim, por fjalët qarkullojnë dhe ne kemi filluar të bëjmë gati kokoshkat. A do ta shohim vërtet Feron duke luftuar për fitore, apo thjesht po na luan mendsh?
