Valdrin Sahiti i bën “kahre” Elvana Gjatës: Kur dizajneri nuk përmbahet!

Dizajneri ynë i zemrës, Valdrin Sahiti, është ai tipi që s'e fsheh kurrë dashurinë për mikeshat e tij të estradës. Dhe kur vjen puna te Elvana Gjata, raporti i tyre është më shumë se i ngushtë, e Valdrini nuk rresht së komplimentuari divën e muzikës shqiptare.
Së fundmi, ai ka bërë namin me një postim në rrjetet sociale. Një foto e Elvanës, e pozicionuar si mbretëreshë pranë një makine luksoze, ka marrë të gjithë vëmendjen. Po s'ishte makina apo poza ajo që na bëri të kthejmë kokën dy herë.
Ishte mbishkrimi i Valdrinit, ai që na la me gojë hapur: “Të bon kahre kjo gru kështu”. Epo, ky është ai momenti kur edhe miqtë më të mirë s'përmbahen dot para shkëlqimit.
Kështu që, Valdrini na e konfirmoi atë që e dinim të gjithë: Elvana Gjata, jo vetëm që është një yll me zë e stil, por është edhe një forcë e natyrës që e mrekullon edhe një stilist si ai! Apo kemi të drejtë?
