Resuli ‘qorton’ banorët e Big Brother VIP Kosova 5: "E keni gabim!"

Resul Sinani, opinionisti i Big Brother VIP Kosova 5, kritikoi banorët gjatë Prime-it. Ai “qortoi” banorët pas një situate të krijuar mes tyre dhe Arlindës.
E gjitha nisi kur Arlinda u drejtua me fjalë të ndryshme disa prej banorëve, por ajo që ra në sy ishte mungesa e reagimit nga ana e tyre.
Kjo situatë nxiti reagimin e opinionistit, i cili theksoi para banorëve se nuk duhet të presin që opinionistët t'i mbrojnë apo të ndërhyjnë për çdo gjë. “REAGONI! Nëse prisni që ne opinionistët ju mbrojmë, e keni gabim,” ishte mesazhi i Resulit për banorët.
Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.
