Përplasja Jona-Doresa në BBVK5: Akuzat për bullizim e për profile false shpërthyen!

Debati mes banores Jona dhe influenceres Doresa në Big Brother VIP Kosova 5 ka shpërthyer, . Doresa nuk e humbi kohën fare, por e sulmoi Jonën direkt, duke e pyetur a mund të flinte e qetë, pas të gjitha bullizimeve dhe ofendimeve që, sipas saj, Jona i kishte bërë në rrjetet sociale. Një shashkë e parë kjo, por vazhdimi ishte edhe më “zjarr”.
Jona, natyrisht, nuk e la pa kthyer reston. Ajo pretendoi se Doresa kishte hapur profile false në emër të saj, madje, me guxim, prezantoi edhe fotografi si “provë”. Epo, të shohësh e të mos besosh! Ama Doresa nuk u dorëzua. Ajo i kujtoi Jonës një rast të largët, nga viti 2015, duke e akuzuar se e kishte bullizuar për formën e trupit. Pra, jo vetëm ofendime online, por edhe sulme personale për pamjen.
Por, nëse menduat se kaq ishte, gaboheni. Debati u bë edhe më i ashpër, duke arritur kulmin kur Doresa hodhi një akuzë tjetër, shumë më të rëndë: ajo pretendoi se Jona kishte ndërhyrë në lidhjen e saj, madje i kishte shkruar edhe bashkëshortit. Kjo tashmë nuk është thjesht një “diss” në rrjete sociale, por diçka krejt tjetër!
Kur mendon se si nisën gjërat dhe ku përfunduan, ne po themi që kjo përballje ishte e mbushur me dramë nga fillimi në fund. Çfarë tjetër mund të na rezervojnë këto vajza?
