MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Kreshnik Behrami në Mister Universe: Një burrë mund të jetë i butë dhe i fortë

via Instagram @kreshbehrami

Kosova po përfaqësohet për herë të parë në konkursin ndërkombëtar të bukurisë mashkullore, Mister Universe, i cili zhvillohet nga 22 deri më 29 nëntor në Los Angeles, Kaliforni.

Kreshnik Behrami, 31 vjeç, që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkune, u nda me emocionet e kësaj përfaqësimi histor në “Inspire Podcast” të Alketës Vejsiu. Gjatë bisedës, ai foli për sfidat e industrisë së bukurisë dhe paragjykimet me të cilat është përballur.

Ne shqiptarët vërtet kemi shumë vlera. Një nga vlerat tona është besnikëria. Besoj se një burrë mund të jetë i butë, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe i fortë. Shpresoj që përmes meje të përcjell këtë si vlerë shqiptare, tha ai.

Mister Kosova pranoi se në fillim kishte frikë nga paragjykimet për pjesëmarrjen në një konkurs të tillë, për shkak të mentalitetit tradicional shqiptar. Megjithatë, sipas tij, mbështetja nga publiku dhe media shqiptare i ka kaluar pritshmëritë.

Behrami u ndal edhe te presioni i standardeve estetike për meshkujt, duke theksuar se kujdesi për pamjen fizike nuk duhet të kthehet në obsesion. Sipas tij, bukuria mund të hapë shumë dyer, por ajo që bën diferencën është personaliteti, inteligenca dhe aftësia e komunikimit.

Në momentin e intervistës, Kosova renditej në vendin e gjashtë në sondimin online të Mister Universe. Alketa Vejsiu u bë thirrje shqiptarëve të mbështesin përfaquesin e Kosovës me vota, me qëllim që ai të ngjitet në krye të renditjes.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video