Adrola Dushi nxjerr një foto të vjetër me Capital T dhe na thotë se koha fluturon

Adrola Dushi vendosi të kthehej pak në kohë dhe të shpërndajë me ndjekësit e saj një foto nga viti 2021, ku shoqërohet me reperin Capital T. Modelja thjesht i është bashkuar trendit të Instagramit që i fton përdoruesit të postojnë një imazh të tyre të para pesë viteve.
Për këtë moment, Adrola zgjodhi një foto të bërë në një ashensor, përmes pasqyrës në tavan, ku të dy shfaqen duke buzëqeshur, ndërsa Capital T mban telefonin në dorë. Në story shfaqet mesazhi i trendit, që fton përdoruesit të postojnë një foto të tyre nga viti 2021, para pesë vitesh.
Edhe pse Adrola nuk ka shtuar asnjë dedikim apo koment tjetër, zgjedhja e këtij momenti solli sërish vëmendjen te historia e tyre, e cila është diskutuar prej vitesh. Çifti e ka bërë lidhjen publike vetëm kohët e fundit, ndërsa në mars të këtij viti modelja zbuloi se kanë qenë bashkë për disa vite dhe se kanë diskutuar nëse duhej ta ndanin romancën e tyre me publikun.
Edhe pse fotoja e vitit 2021 nuk shoqërohet me një konfirmim të drejtpërdrejtë që lidhja ka nisur pikërisht atëherë, ajo vërteton një tjetër moment të përbashkët nga e kaluara e tyre.
