MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Kraliçe e Krishtlindjes u kthye në Barbie: Mariah Carey ka një kukull të re

Kush thotë që është shumë heret për të menduar për dhuratë? Mattel prezantoi edicionin e dytë të Barbie-s bazuar në këngëtaren Mariah Carey, duke nderuar përsëri mbretëreshën e muzikës së festave.

Kjo kukull e re nuk është thjesht një lodër, por një rikrijim i look-ut ikonik të Mariah-s nga kopertina e albumit të saj të famshëm të Krishtlindjes, i lëshuar në vitin 1994. Këngëtarja shfaqet me një kostum prej kadifeje të kuqe, me jakë të bardhë që të kujton veshjen e Baba Natalit, çizme të zeza dhe rrip në bel. Kukulla mban në dorë një mikrofon dhe nuk i mungon as unaza e saj karakteristike me flutur, një nga detajet dalluese të stilit të këngëtares.

Kjo është bashkëpunimi i dytë midis Mariah Carey dhe Barbie. Edicioni i parë, i nxjerrë në 2023, u prit me një reagim të jashtëzakonshëm nga koleksionistët, pasi sasitë e para u shitën për më pak se 24 orë.

Mariah Carey u shpreh se kjo është një kohë magjike për të dhe konsideron të bukur që Barbie po feston sërish këtë sezon bashkë me të. Ajo shpreson që kjo kukull t'u sjellë të gjithëve gëzim dhe shkëlqim gjatë festimeve të këtij viti.

Kukulla e re, e quajtur "Mariah Carey Signature Barbie", u lançua më 18 nëntor me një çmim prej 80 dollarësh. Ndërkohë, hiti i saj "All I Want for Christmas Is You" mbetet një nga këngët më të dëgjuara të sezonit të festave.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.