Frigoriferi që nuk mban erë: 5 truke me gjëra që i ke tashme në kuzhinë

Hap derën e frigoriferit dhe në vend të freskisë që pret, të pret një erë e çuditshme? Nuk je i vetmi. Frigoriferi është një vend ku mblidhen çdo ditë shumë aroma të ndryshme, që nga ushqimet e gatuara dhe perimet, deri tek djathi, salcat dhe produktet që kanë qëndruar më shumë seç duhej.
Para se të përdorësh produkte kimike të forta, mund të provosh disa hile të thjeshta dhe ekonomike me materiale që me shumë mundësi i ke tashmë në kuzhinë. Janë lëvizje të vogla që ndihmojnë frigoriferin të mbajë një erë më të këndshme dhe të të bëjnë të ndihesh më mirë sa herë që e hap.
Armët natyrale kundër erërave
Një nga mënyrat më të njohura për të luftuar aromat e pakëndshme është soda e bukës. Mjafton të vendosësh një sasi të vogël në një tas të vogël ose në një enë të hapur dhe ta pozicionosh në një nga raftet e frigoriferit. Soda ndihmon në thithjen e disa erërave që krijohen nga ushqimet. Për të pasur rezultatin më të mirë, është e rëndësishme ta zëvendësosh sodën në periudha të rregullta.
Limonit i takon një vend i veçantë kur kërkojmë një ndjesësi pastërtie dhe freskie në kuzhinë. Një metodë është të presësh një limon përgjysmë dhe ta lësh në një pjatë të vogël brenda frigoriferit, pasi aroma e tij i jep një notë më të këndshme ambientit. Gjithashtu, mund të përdoren edhe lëvozhgat e limonit, sidomos kur kërkon të shfrytëzosh diçka që përndryjse do ta hedhje në mbeturina.
Edhe kokrrat e kafes ose kafeja greke mund të shërbejnë si një truk i thjeshtë. Vendos pak kafe në një tas të vogël dhe lere brenda frigoriferit. Aroma e saj e fortë ndihmon në kufizimin e erërave të pakëndshme dhe lë një erë më të ngrohtë në hapësirë.
Nëse kërkon që frigoriferi të ketë një aromë më të ëmbël, mund të provosh një tjetër metodë. Vendos disa pika ekstrakt vaniljeje në një pambuk dhe vendose atë në një pjatë të vogël brenda frigoriferit. Vanilja lë një erë diskrete që e bën hapjen e derës më të këndshme.
Bazat e pastërtisë dhe zakonet e duhura
Sidoqoftë, pavarësisht se sa mirë funksionojnë këto hile të vogla, baza për një frigorifer që mban erë të bukur mbetet pastrimi i saktë. Duhet të kontrollohen shpesh ushqimet që ndodhen brenda, të hedhen ato që janë prishur dhe të pastrohen çdo njollë nga lëngjet ose ushqimet që mund të jenë rënë në rafte. Një frigorifer i pastër kërkon shumë më pak përpjekje për të mbajtur një erë të freskët.
Për të shmangur erërat e pakëndshme, është mirë të provosh të ruash ushqimet në ena të mbyllura. Gjithashtu, është e rëndësishme të mos lihen ushqimet e gatuara të zhveshura dhe të kontrollohen shpesh produktet që ndodhen në pjesën e prapme të rafteve.
Në fund të fundit, një frigorifer që mban erë të mirë nuk ka nevojë për zgjidhje të komplikuara. Me pak materiale të thjeshta, pak kujdes dhe disa zakone inteligjente, mund ta bësh kuzhinën të duket më e pastër dhe frigoriferin më mikpritës çdo ditë.
Po, e pranojmë, kush ka kohë të pastrojë frigoriferin çdo ditë, prandaj këto hile janë shpëtim!
