James Blunt po ndryshon emrin, do quhet Ryan Bel Air!

James Blunt, këngëtari i famshëm 52-vjeçar britanik, ka nisur procedurat për të ndryshuar emrin e tij! Dhe jo, nuk po bëjmë shaka. Arsyeja? Albumi i tij i fundit arriti të kryesojë listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ai kishte bërë një premtim.
Blunt kishte thënë më parë se do ta ndryshonte emrin në “Ryan Air” nëse albumi i tij i tetë në studio, “Airplane Mode”, do të kapte vendin e parë në top-listat britanike. Sa gjeni! Tashmë ka bërë një ndryshim të vogël dhe emri që ka propozuar është “Ryan Bel Air”. Po, e lexuat mirë, “Bel Air”! Këtë lajm e dha vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një foto të dokumentit të aplikimit për ndryshimin e emrit. Sipas dokumentit, kjo lëvizje i ka kushtuar 53.05 funte, ose rreth 60 euro. Ende nuk është konfirmuar nëse kërkesa është miratuar zyrtarisht, por ideja është epic.
Premtimi i këngëtarit erdhi pas suksesit të merituar të “Airplane Mode”, duke u renditur në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është albumi i parë i Bluntit që kryeson listat britanike pas plot 19 vjetësh – hera e fundit ishte në vitin 2007 me albumin “All the Lost Souls”. Ama, duhet thënë që albumi i tij debutues, “Back to Bedlam”, i publikuar në 2005, ka qëndruar dhjetë javë në krye të klasifikimit. Kështu që, ka eksperiencë me vendin e parë.
Nuk është hera e parë që Blunt bën shaka me fansat për ndryshimin e emrit. Në vitin 2024, ai kishte premtuar se do të quhej “Blunty McBluntface” nëse ribotimi i albumit “Back to Bedlam” për 20-vjetorin do të arrinte vendin e parë. Fatkeqësisht për McBluntface, ai album u pozicionua në vendin e shtatë, kështu që premtimi mbeti pa u realizuar.
Edhe bashkëshortja e tij, Sofia Wellesley, reagoi ndaj suksesit, duke e uruar me humor: “Numri një. Jam shumë krenare për ty. Por nuk do ta ndryshoj mbiemrin tim.” Sa e qartë dhe direkte, prapëseprapë. James Blunt ka lindur me emrin James Hillier Blount, dhe mbiemrin e ndryshoi në “Blunt” për ta bërë më të lehtë për publikun.
