Akili i premton Valdetit ftesë nderi në dasmën e ëndrrave me Antonetën

Fillojmë me lajme nga shtëpia e BBVK5, ku duket se atmosfera është ndezur fare! Akili ka bërë një premtim që do t'i bënte me dhëmbë e dhëmballë të gjithë: nëse marrëdhënia e tij me Antonetën Koci do shkojë drejt altarit, atëherë Valdeti do jetë "i ftuar nderi" në dasmën e tyre. Dhe jo thjesht dasmë, por në Kalanë e Shkodrës! Kjo quhet të kesh plane afatgjata, a po jo?
Valdeti ka shprehur dyshimet e tij. Sipas tij, Akili po e merr gjithë këtë histori me Antonetën si një lojë. Por, Akili nuk e ka pranuar aspak këtë, duke i thënë Valdetit se, edhe nëse nga jashtë nuk duket, ai e njeh mirë. Akili i ka premtuar: "Nëse ndodh që Antoneta Koci të pranojë diçka me mua, të jap fjalën se ti do të jesh i ftuar nderi në dasmën tonë në Kalanë e Shkodrës".
Epo, kur bëhet fjalë për "ftesë nderi" në një dasmë në kala, presim që Akili të na surprizojë me seriozitetin e tij. Tani ngelet të shohim nëse Antoneta do të jetë gati për këtë aventurë shkodrane. Pse jo, një çift i ri mbretëror në kala nuk do na prishte punë! Po ju si mendoni, a do e shohim Valdetin me kostum në Kalanë e Shkodrës?
