Vjollca Haxhiu dhe Nichi, sherri nisi me fjalën 'mashtruese'

Duket se Big Brother VIP Kosova 5 nuk ka humbur kohë me njohjet e para, por është futur direkt në thelb me debatet! Protagonistët e parë të kësaj drame të vogël? Këngëtarja Vjollca Haxhiu dhe, siç duket, konkurrenti më i zhurmshëm i këtij edicioni, Nichi.
Vjollca Haxhiu i ka kërkuar llogari Nichit për një fjalë që i kishte thënë, duke treguar qartë që sjellja e tij e kishte prekur. Ajo iu drejtua: “Si nuk të erdhi marre të më thuash mashtruese, edhe për gjëra tjera, nuk ke lojë.”
Nichi, nga ana e tij, nuk e zgjati shumë. Ia ktheu: “Si kam mundur unë, po them. Dua të të kërkoj falje.” Biseda u zhvillua në mënyrë të qetë, por duket se Vjollcës nuk i pëlqeu. Për zhurmën, s'dimë, por për një sherr të nisur qetë-qetë, duhet ta pranojmë që ishte një hap i mirë.
Me Nichin që po konsiderohet si një nga konkurrentët më të zhurmshëm brenda shtëpisë, a do jetë kjo paqja e fundit mes tyre, apo fillimi i një seriali debatesh?
