MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Dua Lipa headlinere në Coachella 2027? Bisedimet janë serioze!

Dua Lipa është në bisedime serioze për të qenë një nga emrat kryesorë të festivalit "Coachella" në vitin 2027. Kjo lëvizje do t'i forconte edhe më shumë statusin si një prej artisteve britanike më të suksesshme në skenën ndërkombëtare. Dhe pse jo, mo, kur je Dua, gjithçka mund të ndodhë!

Nëse marrëveshja arrin të finalizohet, këngëtarja me origjinë shqiptare do t'i bashkohej listës së yjeve të mëdhenj që kanë kryesuar festivalin e famshëm amerikan, ku mes tyre janë edhe Lady Gaga dhe Sabrina Carpenter. Imagjino çfarë energjie do të sillte!

Burime të cituara nga mediat britanike theksojnë se Dua kishte qenë në bisedime me organizatorët e "Coachella" edhe në vitin 2023, por në fund zgjodhi të përqendrohej te "Glastonbury". Po duket se s'e harrojnë lehtë organizatorët, pasi pas një turneu të madh botëror në stadiume, thuhet se po bëjnë përpjekje serioze për ta siguruar si headlinere.

Një burim shprehet se shfaqjet do të shënonin nisjen e një epoke të re për Dua-n. Epo, ne s'e kemi pasur asnjëherë dyshim këtë, por një vulë nga "Coachella" gjithmonë mirëpritet.

Sigurimi i Dua Lipës do të ishte një fitore e rëndësishme për organizatorët, sidomos pasi bisedimet me supergrupin koreano-jugor "BTS" nuk përfunduan me marrëveshje. Thuhet se "BTS" kishte zhvilluar diskutime paraprake, por grupi vendosi të përqendrohej në turneun e vet. Sipas burimit, gjithçka u mbyll shpejt. Kështu që, sytë tek Dua tani.

Dua Lipa po përgatitet gjithashtu për albumin e saj të katërt në studio, që do të vijë pas "Radical Optimism", albumit të vitit 2024 që arriti vendin e parë në klasifikime. Përveç kësaj, këngëtarja po planifikon një turne të madh në stadiume gjatë vitit të ardhshëm, i cili pritet të shoqërojë epokën e re muzikore. Kënga e parë nga albumi i ardhshëm pritet të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm, megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Nëse pjesëmarrja në "Coachella 2027" konfirmohet, festivali mund të shërbejë si platforma kryesore për prezantimin e kapitullit të ardhshëm të karrierës së Dua Lipës. Për momentin, megjithatë, marrëveshja mbetet në fazën e bisedimeve dhe pritet konfirmimi zyrtar. A jeni gati për të parë Duan të shkëlqejë edhe atje?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video