Gary Neville shpërthen: Lojtarët e Manchester United tradhtuan Carrick!

Gary Neville, ish-kapiteni i Manchester United, nuk i ka kursyer aspak akuzat e forta ndaj disa lojtarëve të klubit. Ai i ka quajtur paprofesionalë dhe i ka fajësuar direkt për rezultatet zhgënjyese që po shënon skuadra.
Sipas Neville, këta lojtarë kanë humbur totalisht respektin për trajnerin kryesor, Michael Carrick, ish-futbollisti anglez që aktualisht komandon Manchester United. E ardhmja e Carrick në krye të pankinës po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, dhe duket se halli është i madh.
Humbja 3-0 kundër Bournemouth në "Old Trafford" dhe ajo 4-1 kundër Como, i kanë vënë flakën presionit mbi Manchester United dhe trajnerin e tyre. Kritikave të shumta u është shtuar edhe Neville, i cili ka vënë gishtin te sjellja dhe angazhimi i disa lojtarëve.
Në podcast-in e Sky Sports, ish-mbrojtësi anglez tha se futbollistët s’kanë qenë aspak të sinqertë me trajnerin. E luajtën, apo jo? E mashtruan për disa muaj. Po, me të vërtetë e mashtruan. Ka disa prej tyre që nuk sillen profesionalisht. Disa nuk flenë në orarin e duhur, nuk hanë siç duhet dhe nuk e kanë Manchester United në mendje gjatë gjithë ditës. Nuk jetojnë për këtë klub ashtu siç duhet një futbollist profesionist. Janë bërë arrogantë dhe disa prej tyre nuk vlejnë asgjë, tha ai me tone të forta.
Ish-kapiteni i United u ndal edhe te marrëdhënia mes Carrick dhe lojtarëve, duke cituar komentet e Bruno Fernandes si një shenjë alarmante për situatën brenda skuadrës.
Ai nuk ka arritur të marrë maksimumin nga këta lojtarë dhe ata janë kthyer kundër tij. Nëse Bruno e ka kritikuar publikisht me ato deklarata, imagjinoni çfarë mund të thuhet pas dyerve të mbyllura. Dhe nëse këto janë fjalët e kapitenit, imagjinoni çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes kur askush nuk dëgjon. Kjo është alarmante, theksoi Neville.
Me gjithë këtë dramë që po shpaloset, a ka shpresë për "Djajtë e Kuq" apo do fundosen fare?
