MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Alaudin Hamiti, 'bye bye' skenografisë së vjetër: BBVK vjen krejt ndryshe!

via Instagram @alaudinhamiti

Po numërojmë ditët me gishtat në tastierë, sepse më 30 tetor pritet të nisë Big Brother VIP Kosova! Por, para se të kapemi me popcorn në dorë, Alaudin Hamiti na ka bërë një 'spoiler' të vogël, ama plot kuptim, që na ka ngacmuar fantazinë. Moderatori i njohur kosovar, na dha lajmin se po vjen diçka shumë e re.

Përmes një postimi që s'na la pa mend, Hamiti shkroi: “Bye bye skenografia e vjetër. Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re.” Dhe ja, ne tashmë po imagjinojmë mure të reja, divane super-luksoze apo ndoshta një tarracë si ato të filmave! Ky mesazh lë të kuptohet se edicioni i ri do të vijë me ndryshime në pamjen e spektaklit.

Vëmendja tashmë është përqendruar te ato risi që do të shohim. Të gjithë po pyesim: si do të duket kjo studio e re? A do të na lërë me gojë hapur apo thjesht do t'i thojmë "Mirë, mirë"? Ne shpresojmë që kjo studio e re të mos jetë vetëm një lyerje muri, por një transformim i vërtetë që do t'i shtojë edhe më shumë magjinë e Big Brother VIP Kosova. A jeni gati për ndryshimin?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video