Bellingham bën magji në El Clásico, driblimi i tij bëri xhiron e rrjetit

Jude Bellingham, ylli i Real Madridit, ka marrë lëvdata pa fund nga fansat pas një lëvizjeje fantastike që i dha ekipit të tij fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico. Ndeshja u luajt ditën e diel, në Katalunjë, në një ndeshje plot emocione deri në fund.
Mesfushori anglez shkëlqeu në minutat e fundit të El Clásico-s, duke ekzekutuar një driblim të jashtëzakonshëm që ndihmoi Madridin të ndërtonte aksionin e golit vendimtar. Ishte minuta e 87-të e ndeshjes.
I rrethuar nga disa lojtarë të Barcelonës në gjysmëfushën e Real Madridit, anglezi tregoi kontroll të shkëlqyer topi dhe aftësi individuale. Fillimisht, ai iu shmang me shkathtësi sfidës së Gabriel Jesus me lëvizje të shpejta këmbësh, duke e lënë atë prapa. Më pas, bëri një kthim elegant që la kundërshtarin e tij të hutuar dhe pa mend.
Pas këtij aksioni vërtet spektakolar, Bellingham i pasoi topin Eduardo Camavinga-s, duke ndihmuar në vazhdimin e aksionit që çoi drejt golit vendimtar të Madridit. Fansat në rrjetet sociale e kanë mbushur me komente entuziaste. Një përdorues në X shkroi: witness greatness from jude fucking bellingham.
