MAD ShqipëriaMAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Drama mbi dramë: Filmi i “The Drama” tashmë në Prime Video, po i lë të gjithë pa fjalë!

“The Drama”, filmi që të bën “gagged” nga fillimi në fund, ka mbërritur në Amazon Prime Video dhe duket se ka lënë shikuesit pa fjalë me historinë e tij plot kthesa të papritura. Recensentët online thonë se historia e tij me dramë pas drame nuk ndalon kurrë së ndërtuari.

Ky film, i lançuar në Ditën e Shën Valentinit të këtij viti, u bë viral shumë para se të debutonte në kinema. Postimet e para në rrjetet sociale spekulonin për komplotin e tij bazuar te traileri, i cili i mashtroi fansat duke e promovuar fillimisht si një komedi romantike. Por, kush e priste një kthim të tillë të papritur në histori?

Në qendër të “The Drama” janë Robert Pattinson dhe Zendaya, që interpretojnë Çarli dhe Ema, një çift i fejuar duke planifikuar detajet e fundit para dasmës së tyre. Gjithçka shkon normalisht derisa shohin DJ-in që kishin punësuar për festën, duke përdorur drogë në rrugë. Ata përballen me një dilemë morale për disa ditë, para se të vendosin ta heqin DJ-in nga dasma. Një vendim i vogël, por që shkakton një efekt domino të paparashikuar.

Kur u tregojnë dy miqve të tyre më të afërt, Majkut dhe Rejçëllit, sekretin e DJ-it, aty nis loja: secili do të sfidohej të zbulonte sekretin e tij më të ndyrë. Majku (Mamoudou Athie) qesh duke treguar se e kishte përdorur ish-të dashurën e tij si mburojë njerëzore gjatë një sulmi qensh. Çarli (Robert Pattinson) rrëfen se ka bërë cyberbulling një shoku klase, ndërsa Rejçëll (Alana Haim) pranon se kishte kyçur një fqinj në një dollap dhe ishte larguar.

Por pastaj vjen radha e Emës. Zendaya, me performancën e saj, sjell një rrëfim që nuk pritet aspak me lehtësinë e të tjerëve. Ajo çfarë zbulon Ema për të kaluarën e saj shkakton kaos absolut, debate të zjarrta dhe dilema morale për gjithë pjesën tjetër të filmit. Kulmi arrihet në ceremoninë e dasmës, duke kaluar përmes prishjeve të miqësive, vendimeve të diskutueshme dhe bisedave tejet frustruese që i mbajnë shikuesit të ngjitur pas ekranit.

“The Drama” ishte një sukses i madh në kinema, dhe vlerësimet në Rotten Tomatoes e dëshmojnë këtë. Një recensent shkruante: Hyra pa ditur për çfarë do të ishte dhe mbeta pa fjalë! Ishte aq i thellë dhe i punuar mirë! Mbeta i befasuar këndshëm! Do ta shihja përsëri! Një tjetër e quajti një kryevepër kinematografike (“cinematic masterpiece”) dhe tha se ishte një trajtim i shkëlqyer i çështjeve që kemi sot në Amerikë dhe shoqëri. Zendaya dhe Robert ishin fantastikë! Ndërsa konsensusi i faqes thekson: Duke flirtuar me tema komplekse, 'The Drama' ecën në një litar të tensionuar me qetësi mbresëlënëse falë performancave kulminante të Robert Pattinson dhe Zendaya.

Filmi, i shkruar dhe drejtuar nga Kristoffer Borgli, përfshin gjithashtu Hailey Benton Gates, Sydney Lemmon, Hannah Gross dhe Anna Baryshnikov. Pra, nëse je gati për pak drama të vërtetë, “The Drama” po të pret në Amazon Prime Video. A do të dalësh pa fjalë, apo je gati për më shumë?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video