BBVK 5 vjen me studio të re: Alaudin Hamiti tregon çfarë po ndodh prapa kamerave

Edicioni i pestë i "Big Brother VIP Kosova" do të nisë me një studio krejtësisht të re. Moderatori Alaudin Hamiti tregoi përmes një postimi në Instagram ndryshimet që po ndodhin prapa skenave të programit.
Në fotografinë e publikuar, dizajni i vjetër i setit shfaqet i shpërthyer, me pjesë të shpërndara në dysheme, gjë që tregon se punët për ambientin e ri kanë nisur. Hamiti konfirmoi për ndjekësit e tij se këtë sezon audienca do të shohë një studio të re.
Bye bye old set design. New emotions await us in a completely new studio, shkroi moderatori në mesazhin e tij.
"Big Brother VIP Kosovo 5" pritej të fillonte të premten, ku ndryshimi i skenografisë është një nga inovacionet e para të zbuluara për këtë edicion.
Skenografia e vjetër shkoi, po a do të jetë ajo e re në nivelin që presim ne?
