Anjeza e Big Brother VIP Kosova nuk kursen kritikët: Nichi tutet, Fuego "nën krahët" e Bejtës!

Anjeza, ish-banorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, ka folur pa doreza për sjelljen e disa prej konkurrentëve aktualë brenda shtëpisë. Ajo nuk e ka fshehur aspak zhgënjimin e saj, sidomos për dy emra që dikur i vlerësonte shumë: Nichin dhe Fuegon.
Për Nichin, Anjeza tregoi se e njihte si "burrë" dhe "reper të fortë", duke pritur që ai të ishte një nga banorët më të zëshëm të këtij edicioni. Por, sipas saj, ai po tutet brenda shtëpisë.
Kritika e saj nuk u ndal me kaq. Anjeza vazhdoi me Fuegon, për të cilin theksoi se e njeh prej shumë kohësh dhe po ashtu e konsideronte burrë. Për të, ajo tha se ai është "nën krahët e Bejtës".
Epo, duket se Anjeza nuk bën kompromise kur vjen puna te karakteri dhe loja brenda shtëpisë. Një lloj "dorashke" e hedhur për banorët, apo thjesht një analizë e drejtpërdrejtë? Çfarë mendoni ju, a e ka kapur në shenjë me këto komente?
