Adaptimi i 'American Psycho' nga Luca Guadagnino s'po ndodh! Paskemi mbetur pa Bateman të ri?

Luca Guadagnino, regjisori që na ka dhuruar filma si “Challengers” dhe “Call Me By Your Name”, ka shuar shpresat e fansave të zhanrit horror-thriller. Adaptimi i tij i shumëpritur i romanit kontrovers “American Psycho” nga Bret Easton Ellis duket se është i vdekur për momentin. Këtë lajm bombë e dha vetë Guadagnino gjatë një interviste për podkastin “Crew Call” të Deadline, teksa po promovonte filmin e tij “Artificial”.
Kur u pyet për projektet e tij të ardhshme, dhe specifisht për këtë adaptim, Guadagnino u shpreh qartë: ’American Psycho’ kishte një skenar fantastik nga Scott Z. Burns. Fatkeqësisht, nuk po ndodh për mua, siç po flasim. Duket se drama e këtij filmi ka qenë më e madhe se ajo e vetë romanit! Problemi kryesor? Gjetja e një Patrick Bateman të ri. Kushdo do të kishte frikë të hidhej në këpucët e Christian Bale, performanca e të cilit në filmin e vitit 2000 konsiderohet thjesht definitive. Këto vështirësi në kasting ishin raportuar edhe më herët këtë vit, ndërsa vetë Guadagnino kishte lënë të kuptohej në tetor se po largohej nga projekti.
Por mos mendoni se Guadagnino po rri duarkryq. Ai është i angazhuar me projekte të tjera dhe siç thotë vetë: Kam dy gjëra në 'pipeline', po. Por meqë nuk bëra një film në 2026, tani jam, le të themi, i uritur për të bërë një film tjetër, kështu që jam i sigurt se do të jem shumë shpejt në sheshxhirim. Njëri prej këtyre filmave pritet të jetë me yllin Julia Roberts, ndërsa tjetri mund të jetë “Separate Rooms”, ku Connor Storrie u lidh si protagonist qysh në mars. Ajo që dimë është se Guadagnino ka patur edhe projekte të tjera që nuk kanë kaluar fazën e zhvillimit, si adaptimi i “Sgt. Rock” nga DC Comics, që as ai nuk po ndodh më.
Kështu që, ndonëse nuk do shohim Patrick Bateman-in e ri nga Guadagnino, mund të presim plot projekte të tjera interesante prej tij. Por, a kemi vërtet nevojë për një Bateman tjetër, kur ai i Bale-it na ka lënë ende makthe?
