McKennie i mbyll gojën thashethemeve: Nuk largohem nga Juventusi, ishte keqkuptim!

Weston McKennie ka hedhur poshtë me forcë çdo zë për largimin e tij nga Juventusi. Mesfushori 28-vjeçar, i cili pak ditë më parë flitej për një transferim të bujshëm te Manchester United, tani del dhe i quan deklaratat e tij të mëparshme një keqkuptim.
Në sqarimet e fundit, dhënë për median amerikane rreth 48 orë pasi ato fjalë bënë namin dhe ngritën pluhur, McKennie theksoi se është i lumtur te klubi i Torinos. Largimi nga "Zonja e Vjetër" nuk është fare, por fare në planet e tij, pavarësisht nga çdo thashethem që qarkullonte. Përkundrazi, dëshira e tij është të qëndrojë aty për shumë vite të tjera, ndërsa e lidhi qëndrimin me rinovimin e kontratës, e vlefshme deri në 2030. Kjo do të thotë angazhim serioz!
Mes përkthimeve dhe gjithçka tjetër, situata më shkoi kundër, shpjegoi McKennie, duke lënë të kuptohet se diçka mund të jetë humbur gjatë përkthimit. Ai mezi pret të vazhdojë të japë maksimumin e tij me fanellën bardhezi. Pra, të gjithë ata që po bënin gati valixhet për të, le t'i fusin prapë në dollap!
Duket se këto keqkuptime ndodhin edhe në botën e yjeve të futbollit. Ku mbeti tjetër, të shohim?
