Drilon Hoxha s'i kthehet “Portokallisë”: Një gënjeshtër e madhe

Aktori dhe regjisori Drilon Hoxha, i cili ka kaluar nga komedia televizive në zhanre më të thella si filmat aksion dhe drama, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij. Në një intervistë të sinqertë për emisionin "Me Nder Jush" në Media Andale, ai foli për jetën profesionale dhe atë private, por fjalia që vërtet bëri bujë ishte lidhur me të ardhmen e tij në humor.
I pyetur nëse do të rimerrte në konsideratë një rikthim në formatet e komedisë, siç njihet "Portokallia", përgjigjja e tij ishte absolute: kurrë! Driloni rrëfeu se në hapat e para, pjesëmarrja në këtë program kishte qenë një ëndërr e vërtetë për të. Por më vonë ai u zhgënjye. Ai e përshkroi eksperiencën si një gënjeshtër të madhe.
Driloni e ka bërë të qartë se nuk do të rikthehet në formatet e komedisë.
