Uuu, Charles Leclerc bëhet baba! Ja emri super që i vunë vajzës!

Jemi të sigurt që gara ka mbaruar për pak kohë për Charles Leclerc! Piloti i Formula 1 dhe gruaja e tij, modelja Alexandra, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Alexandra në rrjetet sociale, duke zbuluar se vajza e tyre erdhi në jetë të martën, më 3 nëntor 2026.
Në postimin e saj në Instagram, Alexandra ka publikuar një foto super të bukur ku shihen këmbët e vogëlushes, duke i shkrirë të gjithë me ëmbëlsi. Krahas saj, zbuloi edhe emrin: Bianca! "Bianca, 3.11.26", shkruajti shkurt ajo, duke na e konfirmuar zyrtarisht lajmin.
Dhe siç e dimë, çifti i tha "po" njëri-tjetrit në një ceremoni civile private në Monako, më 28 shkurt të këtij viti. Duket se ky vit ka qenë plot surpriza dhe momente të paharrueshme për ta. Urime Charles dhe Alexandra!
