MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Rastësi apo fat i shkruar? Si e zbuluan Chris Prattin në Hawai!

Imagjinoni pak: jeni kamarier në një ishull të bukur në Hawai, duke u munduar të fitoni bukën e gojës, dhe pastaj... BOOM! Këtu fillon karriera juaj ndërkombëtare e aktrimit! Kjo nuk është një skenë filmi, por historia e vërtetë e Chris Pratt, aktorit amerikan që na la gojëhapur me rrëfimin e tij.

Para se të bëhej fytyrë e njohur në industrinë e filmit, Pratt jetonte në ishullin Maui. Atje punonte në një restorant dhe përpiqej të sigurojë jetesën. Mesa duket, fati kishte një plan tjetër për të. Një person e vuri re dhe i ofroi mundësinë të provonte veten në aktrim. Po, po, e lexuat mirë, ashtu kot, ndërsa shërbente pjata.

Vetë aktori ka treguar se nuk kishte ndonjë plan të qartë për t'u bërë aktor në atë kohë. As nuk e kishte imagjinuar se një takim i rastësishëm do ta çonte drejt një karriere të famshme ndërkombëtare. Dhe ja ku jemi sot: nga tavolinat e restorantit në yllin e kinemasë!

Pas këtij momenti, Pratt filloi të merrte pjesë në projekte filmash dhe televizive, duke ndërtuar gradualisht emrin e tij në industrinë e argëtimit. Tani, ai njihet për rolet e tij në filma super të suksesshëm si Guardians of the Galaxy, ku luan personazhin Star-Lord, si dhe në sagën “Jurassic World.” Ai është gjithashtu pjesë e kastit të “The Super Mario Bros. Movie”.

Historia e Chris Pratt është një dëshmi që nuk e di kurrë nga të vjen fati. Një punë e zakonshme në një restorant në Hawai u kthye në pikën e nisjes për një karrierë të çmendur në Hollywood. Kjo s’mund të quhet më rastësi, apo jo? Mendoni pak, çfarë mund t'ju rezervojë jeta juve?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video