MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Solskjaer mbështet Carrick: Ka 'djallin' brenda! Dhe unë e dua një kthim te United...

Manchester United po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Me nëntë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet dhe një nisje sezoni që thuhet se është më e keqja në 40 vjet, presioni mbi trajnerin Michael Carrick po shtohet dita-ditës. Humbja 2-0 ndaj Chelsea-t vetëm sa e ka bërë situatën edhe më pikante.

Por, në këtë moment delikat, një zë i njohur ka dalë në mbështetje të Carrick: ish-legjenda dhe trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Ole Gunnar Solskjaer. Për TV2, norvegjezi zbuloi një anë të Carrick që pak e njohin, duke thënë se ish-shoku i tij i skuadrës ka gjithçka që i duhet për t’i dhënë një kthesë situatës në “Old Trafford”.

Michael ka gjithçka që i duhet për ta çuar këtë klub përpara. Ndoshta njerëzit nuk e shohin atë anë të tij, por ai ka djallin brenda. Edhe unë jam kështu! Jemi jashtëzakonisht të ngjashëm, deklaroi Solskjaer, duke treguar se përtej pamjes së qetë, Carrick fsheh një forcë të madhe.

Solskjaer vlerësoi gjithashtu thellësisht njohuritë e Carrick për historinë, tifozët dhe identitetin e Manchester United, duke e cilësuar si njeriun e duhur për të udhëhequr ekipin.

Por, mbështetja për Carrick nuk është e vetmja gjë që ish-trajneri norvegjez ka në mendje. Solskjaer nuk e fsheh aspak dëshirën e tij për t’u kthyer një ditë në stolin e “Djajve të Kuq”. Ai pranoi se ende ndjen një lidhje të veçantë me klubin, ku kaloi gati dy dekada si lojtar dhe menaxher. Ai e drejtoi United-in për rreth tre vjet, pas 11 sezonesh si lojtar, ku fitoi dhjetë trofe të mëdhenj..

Ndjej se ende kam punë të papërfunduara te Manchester United. Do të ishte mirë të kisha një mundësi tjetër, theksoi ai. Madje, Solskjaer shkoi edhe më tej, duke shpalosur një skenar hipotetik, por plot shpresë:

Nëse një ditë Michael qëndron për dhjetë vjet dhe pastaj vendos të largohet, ndërsa klubi më kërkon të drejtoj ekipin për dy muaj, sigurisht që nuk do të refuzoja. Pra, duket se Solskjaer është gati, qoftë edhe si zgjidhje e fundit. Kushdo që është i gatshëm të presë dhjetë vjet për dy muaj punë, meriton të paktën një buzëqeshje, apo jo?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.

Shikojeni këtë lajm në video