Drama apo klip? Zbulohet misteri pas videos romantike të Kejsi Borrit

Kejsi Borri ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale kohët e fundit, pas shpërndarjes së një videoje ku ajo shfaqej në momente tejet romantike me një djalë, identiteti i të cilit mbetej mister. Komentet dhe spekulimet shpërthyen menjëherë, dhe, kush nuk do mendonte se ishte një lidhje e re dashurie për Kejsin, apo jo?
Por, siç ndodh shpesh në botën e yjeve, e vërteta është ndryshe. Sipas informacioneve që kanë dalë në pah, djali misterioz dyshohet të jetë këngëtari Sardi Mneri. Ai po prezanton projektin e tij të ri muzikor, i titulluar "SA SA", dhe Kejsi? Ajo është pjesë e videoklipit!
Momentet romantike që tërhoqën vëmendjen mund të jenë pjesë e realizimit artistik. Kejsi Borri shfaqet përkrah Sardit në videoklipin e këngës, duke i dhënë kështu një tjetër drejtim zhurmës mediatike. Nga jeta private e saj, vëmendja kaloi tek bashkëpunimi muzikor,
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që pamjet të dëshmojnë diçka më shumë se një bashkëpunim artistik mes tyre. Videoja, që fillimisht ndezi flakë spekulimesh për një histori dashurie, duket se ka shërbyer në mënyrë perfekte edhe për të tërhequr vëmendjen ndaj këngës së re të Sardi Mnerit, "SA SA". A ishte ky qëllimi? Kujt i bëhet vonë, rëndësi ka që biseduam!
