Muçi, gol dhe asist spektakolar në Turqi! Ylli i Trabzonspor s'njeh të ndalur!

Ernest Muçi po dhuron një moment fantastik në kampionatin turk dhe e ka konfirmuar edhe një herë pse është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Trabzonspor. Mesfushori shqiptar ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-0 ndaj Gaziantepit, në një ndeshje të vlefshme për javën e dhjetë të Süper Ligës Turke .
25-vjeçari la gjurmë te të dy golat e skuadrës. Fillimisht, në fundin e pjesës së parë, Muçi dha një asist me kokë për Stefan Savic, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi Trabzonsporin në avantazh. Por momenti më i bukur i mbrëmjes erdhi në minutën e 61-të. Mesfushori sulmues shqiptar shënoi një gol spektakolar nga distanca, me një goditje të fuqishme dhe të saktë, duke lënë pa fjalë portierin kundërshtar dhe duke vulosur fitoren e skuadrës së tij. Çfarë klasi!
Pas performancës impresionuese ndaj Rizesporit, ku regjistroi tre asiste në fitoren 4-3, Muçi vazhdon të jetë vendimtar për Trabzonsporin, këtë herë duke kombinuar golin me asistin. E çfarë kombinimi! Siç e tha mirë edhe Illyrian Footy: Çfarë goditje! Çfarë lojtari!
Me këtë ritëm, Superliga Turke duket se do të flasë gjatë për Ernest Muçin! Çfarë tjetër na pret nga ky magjistar i fushës?
