Sharr Braina, banori i ri i BBVK 5: Zemra gati për dashuri në shtëpi?

Banori i radhës që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5 është Sharr Braina! Artisti 26-vjeçar nga Gjermania ka hyrë me premtime të mëdha, duke thënë se do të japë maksimumin gjatë kësaj eksperience.
Dhe mesa duket, Sharr ka ardhur më se i përgatitur për këtë pjesë! Kur u pyet nëse ndonjëherë ishte kthyer tek një ish-partnere, përgjigjja ishte një "jo" e prerë. Kjo na pëlqen, sepse na tregon që është i gatshëm për kapituj të rinj. Por ajo që na bëri vërtet kuriozë, ishte kur shtoi se beson se mund të dashurohet gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother.
Nuk e dimë kush do t'i rrëmbejë zemrën, por jemi gati të shohim se si do të shpalosen emocionet brenda mureve të shtëpisë së Big Brother. A do të jetë ky edicioni ku do të lulëzojë një histori e re dashurie, apo Sharri do të na surprizojë me tjetër gjë?
