Sara Gjordeni në hall me shtatzëninë e dytë: Paskeni fat ju meshkujt!

Shtatzënia e dytë nuk po rezulton aspak e lehtë për Sara Gjordenin. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka ndarë hapur me ndjekësit e saj vështirësitë fizike që po përjeton në këtë periudhë, duke treguar se lodhja ekstreme dhe urthi i kanë bërë jetën e përditshme paksa… sfiduese, për të mos thënë makth.
Përmes disa postimeve në Instagram, Sara ka treguar me detaje simptomat, madje duke e përshkruar situatën edhe me humor. Ajo thotë se tani i duhet shumë pak aktivitet fizik që të ndihet e shfryrë dhe e lodhur. Zyrtarisht në fazën kur lodhem me 14 hapa, dhe më është prerë fryma nga thjesht të shkoj të mbush një gotë ujë. Paskeni fat ju meshkujt, ka shkruar ajo në Instastory.
Por, lodhja nuk është e vetmja shqetësim këtë herë. Sara ka zbuluar se urthi i ka filluar shumë herët, që në muajin e dytë të shtatzënisë, duke e bërë këtë periudhë akoma më të vështirë. Ajo nuk e ka fshehur padurimin për të plotësuar muajt e shtatzënisë dhe për të takuar bebin. Ndihem sikur kanë mbetur 129 muaj, ka shkruar ajo në një tjetër postim, duke e ironizuar pritjen që asaj i duket e pafundme.
Sara Gjordeni dhe partneri i saj, këngëtari Bardhi, janë në pritje të fëmijës së dytë. Çifti tashmë ka një vajzë, Nea, dhe më parë ka zbuluar se edhe bebi që po presin është vajzë. Shtëpia do t’i mbushet me vajza, oh sa mirë!
Përmes këtyre rrëfimeve, Sara sjell në vëmendje anën më pak të shndritshme të shtatzënisë, atë që shpesh mbetet në hije pas imazheve të bukura dhe momenteve emocionuese: lodhja, shqetësimet fizike dhe pritja që nuk kalon gjithmonë lehtë. Kështu që, herën tjetër kur të shihni një grua shtatzënë, mos harroni t'i ofroni një vend në autobus... ose ndoshta thjesht t'i mbushni gotën e ujit. Jua themi ne!
