Mihrije Braha dhe Remzie Osmani në BBVK? Labinot Haxhiu shpreh dëshirën e tij!

A e imagjinoni Mihrije Brahën dhe Remzie Osmanin si banore në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova? Ish-banori i BBVK, Labinot Haxhiu, jo vetëm që e mendon këtë, por e ka shprehur hapur si dëshirë të tij. Po, po, e dëgjuat mirë! Labinoti ka përmendur emrat e dy divave të muzikës shqiptare si pjesë e mundshme e spektaklit.
I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Haxhiu kujtoi se vitin e kaluar, Mihrija dhe Remzia kishin "përfaqësuesit" e tyre brenda shtëpisë – pikërisht atë vetë dhe Londrimin. Këtë vit, sipas tij, do të ishte koha që ato të hyjnë personalisht në lojë.
"Mihrije Braha dhe Remzie Osmani… vjet i kanë pas përfaqësuesit, mu edhe Londrimin, e sivjet munden me hi ato dyja personalisht," ka deklaruar Haxhiu. Imagjinoni dot dramën, humorin dhe performancat live? Një gjë është e sigurt: shtëpia nuk do të ishte kurrë më njësoj! Çfarë mendoni, do ishte ide e mirë apo jo?
