Drama vazhdon: Rogerti godet Shëndritin me macen, por ja ç'përgjigje merr!

Duket se përplasjet e brendshme të shtëpisë së 'Big Brother VIP Albania 5' s'kanë mbaruar as jashtë saj, jo e jo! Rogerti ka rikthyer sërish në vëmendje rivalitetin e vjetër me Shëndritin, me një postim që bëri xhiro në rrjetet sociale.
Ai publikoi një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku Shëndriti ishte transformuar në një mace, ndërsa pranë tij shfaqej Selina, fituesja e edicionit të pestë. Mbishkrimi në foto ishte "Macja u gjet në Dubai!", ndërsa Rogerti e shoqëroi postimin e tij me fjalët: "Macja u gjet, moj Gringaaaa!". Postimi nuk la pa përmendur as këngën "Ala Ya Dubai" dhe pretendimin e Rogertit për një marrëveshje për ndarjen e çmimit të madh.
Por, a menduat se Shëndriti do ta linte me kaq? As që bëhet fjalë! Ai s'e ka gëlltitur kollaj këtë ironi dhe ka shpërndarë postimin e Rogertit në InstaStory-n e tij, duke reaguar shkurt dhe drejtpërdrejt. "Na hape barkun!", shkroi fillimisht ai, për të vazhduar më pas me një mesazh të qartë në anglisht: "Go get a life!", që në shqip përkthehet "Gjej një jetë!".
Kujtojmë që Rogerti dhe Shëndriti kanë pasur shumë përplasje gjatë kohës që ishin në 'Big Brother VIP Albania 5', dhe duket se raporti i tyre ka mbetur po aq i tensionuar edhe pas mbarimit të spektaklit. Me këtë shkëmbim të fundit, është e qartë që debatet dhe thumbimet mes tyre nuk kanë marrë fund ende.
