Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet shkëlqyen, por drama ishte se edhe Travis Scott ishte aty!

Biznesmenja dhe personazhi televiziv Kylie Jenner u shfaq me një fustan të artë vintage nga Roberto Cavalli, teksa iu bashkua aktorit amerikano-francez Timothée Chalamet në ceremoninë e Governors Awards 2026, në Hollywood. Fustani i saj, një krijim vintage, theksonte siluetën dhe kishte një bisht të gjatë. Kylie e kompletoi pamjen me flokë të gjatë të zinj, ndërsa Timothée zgjodhi një kostum klasik të zi me papion.
Kylie nuk parakaloi në tapetin e kuq, por zgjodhi të ndante një fotografi të veshjes së saj në Instagram. Chalamet u shfaq fillimisht vetëm para fotografëve, por më vonë çifti u pa së bashku brenda eventit, madje duke mbajtur duart.
Në të njëjtin event ishte i pranishëm edhe ish-partneri i Kylie-t, reperi Travis Scott, me të cilin ajo ka dy fëmijë, Stormi dhe Aire. Imagjinoni pak: Kylie dhe Timothée rrezikuan të përballeshin me babanë e fëmijëve të saj gjatë ceremonisë! Sa skenë filmi, apo jo?
