Leonora Jakupi s'i mban dot: Kush e ka kapur inati?

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka bërë namin në rrjetet sociale me një mesazh që i vuri pikën atyre që harrojnë të thonë “faleminderit”. Në një postim, Leonora zgjodhi të flasë pikërisht për falënderimin, një cilësi që duket se e vlerëson shumë tek njerëzit.
Me një fjali të shkurtër, por kuptimplotë, artistja dha një qëndrim të qartë kundrejt atyre që s'dinë të çmojnë atë çfarë të tjerët bëjnë për ta. Ingratituda është difekti më i madh në karakter!!! shkruan Leonora, duke na lënë të kuptojmë që inati e ka kapur fort me dikë!
Tani, pyetja që na mundon të gjithëve është: Çfarë ka ndodhur vallë? A është ndonjë zhgënjim personal nga rrethi i saj, apo mos vallë lidhet me mungesën e saj në Big Brother Kosova dhe zëvendësimin me Rudina Dembacaj, ?
Leonora nuk ka dhënë shpjegime të tjera, as emra, as detaje, duke na lënë të bëjmë vetë "investigimin" tonë. Por me këtë reagim, këngëtarja ka tërhequr goxha vëmendjen e publikut dhe na ka bërë të gjithëve të mendojmë: Kush e meriton këtë mesazh?
