Akili i bën 'terapi' Arlindës në BBVK5: Shëroji plagët para se të futesh!

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, Akili ka hapur një debat të papritur duke i dhënë një 'këshillë' Arlindës, pak si trajner jete. Sipas tij, Arlinda po e kufizon veten në çdo përplasje apo diskutim për shkak të përjetimeve dhe dhimbjeve që ajo vetë ka përmendur gjatë rrugëtimit në shtëpi.
Akili ka thënë se Arlinda po tërhiqet në çdo debat dhe do të ishte shumë më mirë që ajo t’i kishte shëruar plagët e së kaluarës para se të hynte në këtë eksperiencë televizive. Epo, Akili duket se ka ide të qarta si funksionon realiteti i Big Brother, apo jo?
Deklarata e Akilit ka shkaktuar debat mes tyre, duke sjellë një përplasje të drejtpërdrejtë në shtëpi. Po ju, çfarë mendoni? A duhet t'i zgjidhësh të gjitha para se të hysh në një reality show, apo është pjesë e lojës të zhvillohesh edhe aty?
