Miss Mali i Zi bën shqiponjën në Miss Universe 2026: E papritur apo mesazh i qartë?

Maria Aleksandra Ivezaj, Miss Mali i Zi, ka bërë shqiponjën me duar gjatë prezantimit të kostumit kombëtar në “Miss Universe 2026”. Kjo shenjë, e njohur si simbol i identitetit kombëtar shqiptar, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale.
Interesi u rrit edhe më shumë pasi 22-vjeçarja publikoi imazhe në Instagram ku shihej sërish me kostumin kombëtar dhe simbolin shqiptar. Ky veprim u bë temë diskutimi në rrjetet sociale, duke gjeneruar komente të ndryshme rreth përdorimit të këtij simboli nga një përfaqësuese e shtetit fqinj. Deri tani, modelja nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për arsyen e gjestit të saj.
Seriozisht, a duhet ta konsiderojmë një "përshëndetje" mes fqinjësh apo Maria Aleksandra thjesht po na bën një surprizë të këndshme? Ne e duam, sidomos kur nuk ka shpjegime, lë vend për fantazi!
