Veshjet transparente marrin skenën: Yjet i guxuan të gjitha!

Nëse ka një trend që po pushton tapetet e kuq, është ai i veshjeve transparente. Yjet më të mëdha s'kanë lënë gjë pa treguar, duke guxuar me look-e që bënë të gjithë të kthejnë kokën.
Në Javën e Modës në Paris, Anya Taylor-Joy dhe Zoë Kravitz shkëlqyen me fustanet e tyre plot transparencë. Ato e morën seriozisht idenë e “sheer” dhe e treguan me stil! Anne Hathaway gjithashtu u shfaq me barkun e saj të rrumbullakosur në një bluzë të zezë, të tejdukshme dhe të lirshme, duke treguar që stili dhe rehatia mund të bashkëjetojnë.
Dakota Johnson nga ana tjetër, nuk iu shmang vëmendjes me një fustan me dantellë, po ashtu transparent, ku të brendshmet e saj binin menjëherë në sy. Gjithashtu, Sydney Sweeney, Brittany Snow dhe Nina Dobrev tërhoqën shikimet në Festivalin e Filmit të Venecias. Një gjë është e sigurt: transparenca është zyrtarisht in dhe VIP-at po e përqafuan pa hezitim!
Po ju, cilin look të tejdukshëm mendoni se e mbajti më mirë?
