Këto janë katër ushqimet që po ta prishin gjumin pa e ditur!

Nëse je nga ata që s'u zë gjumi natën, shpesh mendon se është nga stresi i ditës, mendimet pa fund, ose ajo rutina e pafundme e scrolling-ut në telefon. Por, siç e do e vërteta, nuk janë vetëm këto shkaqet! Shpeshherë, problemi qëndron te diçka që mund të kesh konsumuar pak para se të shtrihesh, pa e lidhur fare me qetësinë tënde të mbrëmjes. Dhe po, disa nga ushqimet tona më të dashura dhe të zakonshme mund të mos jenë aq 'sleep-friendly' sa mendonim!
Mos u tremb, kjo nuk do të thotë që duhet të thuash 'lamtumirë' çokollatës, akullores apo patateve të skuqura që i do aq shumë. Çelësi është të kesh kujdes me sasinë, orarin kur i konsumon dhe të dëgjosh se si reagon trupi yt. Një vakt i rëndë pikërisht para gjumit, për shembull, mund të të lërë me fryrje barku ose një ndjesi të pakëndshme, në vend të asaj ndjesie 'cozy' dhe të rehatshme që pret me padurim. Pra, nëse pyetja Pse s’po më zë gjumi? është kthyer në himnin tënd të përditshmërisë, ndoshta ia vlen t'i hedhësh një sy më të detajuar menysë së darkës. Ekzistojnë katër ushqime mjaft të zakonshme që mund të ndikojnë vërtet te gjumi, veçanërisht kur konsumohen vonë. Hajde t'i shohim bashkë, që t'i mbash mend t'i konsumosh më herët gjatë ditës!
Çokollata e zezë: E mirë, por jo për mbrëmje vonë
Çokollata e zezë mund të jetë plot me antioksidantë, por përmban kafeinë dhe teobrominë. Këto janë dy substanca që veprojnë si stimulues dhe trupi yt i ndjen! Sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos, aq më shumë nga këto substanca mund të ketë. Kështu, ai snack-u yt i dashur me çokollatë vonë në mbrëmje, ndoshta nuk është ideja më e mirë, sidomos nëse je nga ata që kafeina i prek direkt.
Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme: Më mirë shmangi para gjumit
Patatet e skuqura, burgerat dhe në përgjithësi të gjitha vaktet shumë të yndyrshme kërkojnë më shumë kohë që të treten siç duhet nga organizmi. Kur i konsumon pak para se të shtrihesh në shtrat, mund të ndihesh rëndë, me barkun e fryrë ose me një ndjesi të përgjithshme diskomforti. Një darkë më e lehtë, disa orë para gjumit, është zakonisht zgjidhja më e lehtë dhe më e mirë për organizmin tënd, duke i lënë kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur për pushim.
Pikantet: Zjarri në stomak nuk të lë të flesh
I adhuron ushqimet pikante, apo jo? Po, dhe ne gjithashtu! Por, më mirë lëri për pak më herët gjatë ditës. Ushqimet shumë pikante mund të shkaktojnë urth ose irritime gastrointestinale te disa persona, veçanërisht kur konsumohen pikërisht para gjumit. Nëse ke vënë re se pas një darke pikante ke vështirësi të flesh, atëherë duket se e ke gjetur përgjigjen, apo jo? Trupi yt po të jep sinjale të qarta, dëgjoja!
Akullorja: Sheqeri shok i keq i gjumit
Akullorja para gjumit tingëllon si rituali perfekt i rehatisë. Por, një sasi e madhe sheqeri vonë në mbrëmje nuk është gjithmonë zgjedhja më 'sleep-friendly'. Përveç kësaj, shumë akullore përmbajnë çokollatë ose kakao, pra mund të kombinojnë sheqerin me kafeinën, . Pra, ndoshta ajo ëmbëlsira e ftohtë mund të presë pak, apo jo?
Në fund të fundit, nuk ke pse të bësh 'delete' nga dieta jote asnjë nga ushqimet e lartpërmendura. E rëndësishme është kur dhe sa ha, pasi kjo mund të bëjë të gjithë ndryshimin. Provoje të lësh pak kohë ndërmjet vaktit të fundit të rëndë dhe momentit kur do të shtrihesh në shtrat. Një darkë më e lehtë dhe një rutinë e qëndrueshme para gjumit mund të të ndihmojnë të krijosh kushte më të mira për gjumë. Dhe natyrisht, nëse vështirësia në gjumë vazhdon, nuk është diçka që duhet t'i atribuohet ekskluzivisht ushqimit, .
