Dua Lipa “flexon” unazën e martesës pas katër muajsh, po çfarë “guri” ka vënë në gisht!

Dua Lipa ka ndezur Instagramin sërish, këtë herë jo vetëm me foto nga udhëtimi i saj i fundit në Itali, por duke treguar një detaj që na la me gojë hapur: grupin e unazave të martesës! Pa modesti, artistja e hitit Levitating nuk e ka fshehur aspak unazën e fejesës, e cila vlen plot 65,000 dollarë – dhe normalisht, edhe unazën e saj të artë të martesës.
Ajo i ka bashkangjitur këtij shkëlqimi edhe një top të bardhë me dekolte të thellë, duke treguar që pas katër muajsh martese me Callum Turner, e bardha e nuses ende i bën për qejf. Kujt nuk i bën, me këtë shkëlqim?!
Kjo seri fotosh nga Milano, ku Dua shkruan se është një vend shumë i bukur, tregon sesi ajo e ka shijuar qytetin, por edhe sesi unazat e saj kanë shijuar vëmendjen! Në disa poza, me një bluzë të bardhë me mëngë të gjata dhe një fund laps të zi, Dua ka bërë edhe një selfie ndërsa darkonte në një restorant, ku unazat ishin ylli i vërtetë i shfaqjes. Aksesorët e tjerë? Një palë syze dielli sportive dhe një orë e madhe, por le të themi, unazat dominuan skenën.
Dua dhe Callum kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni civile më 31 maj. Çifti, që nisi romancën në vitin 2024, organizoi edhe një festë më të madhe në Itali gjatë javës së parë të qershorit. Siç duket, Italia është kthyer në destinacionin e tyre të dashurisë dhe... të ekspozimit të bizhuterive.
Turner i propozoi Duas në vitin 2024 me një diamant të rrumbullakët, të vendosur në ar 18 karatësh. Dhe jo vetëm kaq, ai madje kërkoi ndihmën e motrës së Duas, Rina Lipës, dhe disa miqve të afërt të saj për të dizajnuar këtë unazë.
Për unazën, Dua tha në një intervistë për British Vogue në vitin 2025 se është e fiksuar me të dhe se është mirë të dish që personi me të cilin do kalosh pjesën tjetër të jetës të njeh shumë mirë.
Por mos mendoni se kjo unazë ishte e vetmja gjë që shkëlqeu në ditën e saj të madhe. Për ceremoninë në Old Marylebone Town Hall, Dua mbante një varëse Bulgari që vlente gjysmë milioni dollarë. Po, gjysmë milioni! Një jakë e ngjashme Serpenti u shit kohët e fundit për 567,000 dollarë dhe është e mbuluar me 75 karatë diamante pavé. E ka pasur vërtet me shkëlqim, nga koka te gishti.
Këtë varëse të veçantë Dua e stiloi me kostumin e saj të bardhë Schiaparelli, duke bërë homazh pamjes ikonike të Bianca Jagger nga viti 1971. Një mbretëreshë e re e stilit po lind para syve tanë, dhe me sa duket, pa frikë nga shkëlqimi i tepërt!
