MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Stresi bën thirrjen e fortë: Artistët e estradës janë "grekë", bojkotoni klubet!

Reperi që s'përtuhet kurrë të bëjë zhurmë, Stresi, ka ndezur sërish rrjetin me një postim në Instagram! Stresi kërkoi bojkotimin e klubeve të natës këtë të shtunë, duke lëshuar disa "shigjeta" drejt kolegëve të estradës.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqej një turmë e madhe protestuesish në rrugë, reperi nuk i kurseu fjalët për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Në postim ai shkroi se artistët e njohur nuk janë në terren me protestuesit dhe i quajti “grekë”, jo shqiptarë.

Me këtë thirrje, Stresi u kërkon qytetarëve që të mos shkelin nëpër klubet e natës ku performojnë artistët shqiptarë. Kjo është forma e tij e protestës ndaj mungesës së tyre në protestat dhe kauzat që ai po mbështet.

Stresi e bëri lëvizjen e tij, topin e ka kaluar në anën tjetër të fushës. Tani mbetet të shohim, a do të dëgjohet kjo thirrje e tij?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.