MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Të famshëm

Situata në Shqipëri e detyron: Soni Malaj anulon koncertin në Bolonjë!

via Instagram @soni_malaj

Soni Malaj ka vendosur të anulojë koncertin e saj në Bolonjë të Italisë, që ishte planifikuar për datën 24 tetor. Këngëtarja e njohur e bëri të ditur vetë lajmin, duke shpjeguar se arsyeja pas këtij vendimi janë ngjarjet e fundit në Shqipëri.

Në një postim, Soni shprehu keqardhjen për mungesën e saj, duke thënë: “Për shkak të ngjarjeve të fundit, me keqardhje ju njoftoj që nuk do të jem e pranishme në koncertin e datës 24 tetor në ‘Diamond’, Bolonja, Itali. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe shpresoj të shihemi shumë shpejt në rrethana të tjera.”

Në Shqipëri po mbahen protesta studentësh, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Është lëvizje e vështirë për çdo artist, por e kuptueshme kur vendi është në një situatë të tillë. Tani na mbetet vetëm të shpresojmë që Soni të kthehet shpejt me një performancë të zjarrtë, ama kur situata të jetë qetësuar pak. Çfarë mendoni, a ishte ky një veprim i duhur?

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.