MAD ShqipëriaMuzikë, VIP-a dhe kulturë pop
Argëtim

Capital T, nën presion nga Policia e Tiranës pas mbështetjes për protestat?

Reperi Capital T nuk ka heshtur përballë protestës studentore. Madje, ai ka nxitur edhe mediat e Kosovës që të hedhin sytë nga zhvillimet në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e një raportimi të drejtë dhe të pavarur.

Sipas burimit, artisti është kërcënuar nga Policia e Tiranës. Në një regjistrim audio të publikuar më 21 tetor, dëgjohet oficeri Niko Kurti duke telefonuar Capital T dhe duke ushtruar presion. Oficeri e pyet ku ndodhet dhe kërkon detaje se kur do të kthehet në Tiranë. Reperi, nga ana e tij, i shpjegon se është në Amerikë dhe nuk ka një datë të caktuar kthimi.

Në një moment të bisedës, oficeri Kurti e ndalon bisedën, duke i thënë të mos e mbyllë telefonin, dhe më pas e pyet nëse ai nuk e prezantoi veten. "Ti je Trim Ademi?", e pyet polici. Në fund të thirrjes, Niko Kurti i kërkon këngëtarit që, pas kthimit nga Amerika, të paraqitet në zyrën e tij për të folur personalisht. Ai thekson se është një bisedë që nuk mund të zhvillohet në distancë, përmes telefonit, por kërkon një takim ballë për ballë.

Në pjesë të bisedës, kuptohet qartë ky dialog:

Niko Kurti: Një sekondë, mos ma mbyll, një sekondë të lutem! Më dëgjo tani, nuk të thashë unë ty kush je?

Capital T: Kë po kërkon vëlla?

Niko Kurti: Kur të vish, të të pyes, të sqarojmë një rrethanë. Mos u shqetëso, po të isha unë, nuk do e merrnim në telefon. Kur të vish në Tiranë, eja këtu te zyra, dhe flasim.

Me informacione nga burime publike, Wikipedia, YouTube, Instagram dhe TikTok.