Duhet të investosh kohë! – Ja çelësi i Taika Waititit për martesën me Rita Orën

Regjisori i njohur Taika Waititi ka folur hapur për martesën e tij me këngëtaren me famë botërore Rita Ora, duke treguar se si arrijnë të ruajnë lidhjen e tyre mes angazhimeve të shumta profesionale dhe udhëtimeve konstante. Ai e zbuloi "sekretin" ndërsa promovonte filmin e tij të ri, Klara and the Sun.
Sipas Taika, çelësi i një martese të qëndrueshme është koha dhe vëmendja që partnerët i kushtojnë njëri-tjetrit. Për çiftin, me karriera ndërkombëtare, kjo është një sfidë e vërtetë, por ata bëjnë çmos që distanca të mos ndikojë. Është shumë e vështirë kur të dy keni karrierat tuaja dhe udhëtoni vazhdimisht, duke u përpjekur të gjeni kohë për njëri-tjetrin në pjesë të ndryshme të botës, u shpreh ai. Epo, s'ka si t'i japësh faj këtu.
Një gjë që kanë vendosur është të mos qëndrojnë larg për periudha të gjata, sepse mungesa e vazhdueshme mund ta dëmtojë seriozisht jetën e çiftit. Kështu që, duhet të bëjnë sakrifica! Bëjmë një përpjekje të vërtetë të mos kalojmë më shumë se disa javë pa u parë. Përndryshe, gjithçka fillon të bëhet e vështirë. Fillon të mësohesh të jesh vetëm dhe kjo nuk është aspak mirë. Një gjë që kemi mësuar të dy është se duhet të investosh kohë në një lidhje, tha regjisori. E qartë si drita e diellit, por sa prej nesh e bëjnë këtë?
Përveç dashurisë mes tyre, Waititi foli edhe për dashurinë e Rita Orës për Zelandën e Re, vendin e tij të lindjes. Ajo e adhuron kohën që kalon atje, pasi e shikon si një mundësi për t'u çlodhur dhe për t'u shkëputur pak nga agjenda e saj super e zënë. Ajo e do aq shumë shtëpinë. Kur vjen këtu, ajo e trajton Zelandën e Re si një resort të madh. Ajo relaksohet, nuk bën asgjë dhe e shijon vërtet atë kohë të lirë, rrëfeu Waititi. Pra, Zelanda e Re = shpëtim nga presioni i jetës së yllit. Kush s'do ta donte një resort të tillë?
Rita Ora dhe Taika Waititi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në gusht të vitit 2022. Që atëherë, çifti ka vazhduar të jetë aktiv në projektet e tyre artistike, ndërsa vazhdimisht përpiqen të gjejnë balancën mes jetës profesionale dhe asaj personale. Epo, mesa duket, edhe yjet duhet të punojnë fort për dashurinë.
