Cllevio thumbon protestuesit: Xhaxhi unë s'isha në protestë, po kur të kap policia… isha!

Cllevio, si gjithmonë me stilin e tij unik ironik, ka postuar një video të re. Kësaj radhe, në shënjestër ka pasur ata që marrin pjesë në protesta, duke mos u kursyer aspak me batutat.
Cllevio ka vënë në pah një kontrast që, duhet ta pranojmë, e kemi parë shpesh: guximin që disa protestues shfaqin në rrjetet sociale dhe sjelljen e tyre kur përballen me uniformat blu.
Me ironi të hollë, Cllevio ka imituar përgjigjet tipike të protestuesve kur ndeshen me policinë. Xhaxhi unë s'isha në protestë. Epo, kur të kap policia, thotë s'isha këtu në rrjet, thotë isha, dëgjohet ai teksa imiton me zë dhe mimikë situatën, duke e bërë më se të qartë mesazhin.
Kjo video e tij është një pasqyrë, ndoshta pak e hidhur, por shumë e vërtetë, e një realiteti që shpesh shohim. Cllevio e ka goditur në shenjë pikën e dobët të disa prej tyre, duke na bërë të reflektojmë pak, por më shumë për të qeshur.
A do të ketë reagime nga protestuesit pas këtij thumbimi? Apo do t'i shohim përsëri duke shkruar 'isha, isha' në rrjet, ndërkohë që në rrugë...? Cllevio, si gjithmonë, na dha temë për diskutim!
